Komisioni Kuvendor i Ligjeve votoi sot mekanizmin zhbllokues që mundëson emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, pa qenë nevoja të betohen sipas Kushtetutës, tek presidenti. Ndryshime ligjore u bënë dhe në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, ku i jepen kompetenca shtesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të pezulluar magjistratët.



