
Libri është miku që nuk të braktis kurrë.
As kur je me pushime, pas një viti të gjatë dhe të vështirë, sikurse ishte viti pandemik, që sipas specialistëve të shëndetit shkaktoj jo pak ankth tek qytetarët.
Por, cilat janë disa sugjerime cilësore për t’i lexuar poshtë çadrës?
Përkthyesja Aida Baro në një intervistë për MCN TV ka sugjeruar disa libra për çdo grupmoshë.
1.Ju jeni përkthyese, dhe sfidat e përkthimit janë të mëdha, sidomos me vepra të mirë përzgjedhura, nga autorë “të vështirë”. Cili është mendimi juaj për përkthimet në shqip, a janë ato cilësore?
Më vjen mirë që njihem si përkthyese sepse e bëj me shumë pasion. Ka qenë një periudhë kohe që përkthimet në Shqipëri kanë qënë shumë të dobëta, por mendoj që vitet e fundit çdo shtëpi botuese po përpiqet të zgjedh përkthyes të aftë dhe të zotë që të sjellin sa më mirë autorin. Sepse në qoftë se autori nuk vjen më në atë mënyrë që duhet atëherë nuk përcillet mesazhi deri në fund.
2.Duket se libri nuk del asnjëherë nga “moda”, mbi të gjitha ai ka lexuesit e vet tradicional, por stina e verës të rrëmben dhe është e vështirë të ulesh dhe të lexosh. A është e vërtet që libri kalon në plan të dytë kur jemi me pushime?
Në të vërtet nuk është vetëm çështja e teknologjisë sepse jeta është pak kaotike, por jo vetëm nga ana teknologjike. Unë do të doja t’i ftoja, sepse çështja e të lexuarit është kohë për veten tënde.
Ti mbyllesh në atë qetësinë tënde dhe harron atë peshën e përditshmërisë që ke.
Poezia ka kohë që është pak e lënë mënjanë dhe kryesisht qytetarët janë të përqendruar te romanet dhe më shumë preferohen romanet rozë.
Në Shqipëri lexojnë më shumë gratë dhe e shoh përherë në panaire, shohim një interes më të madh. Librat rozë, romanet janë më të preferuarit.
Ajo që duam të bëjmë ne është të kultivojmë shijet dhe jo thjesht shitjen. Përpiqemi të sjellim autorë të mirë dhe të vlefshëm që të bëjnë të mendosh.
3.Cilat janë disa nga sugjerimet që ju sillni për lexuesit?
Unë kam përzgjedhur një larmi titujsh nga fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit.
Për fëmijët e Jeronim Stiltit “Ah çfarë aventure në Havai “ dhe i fton në këto aventura të jashtëzakonshme dhe është pak a shum si “Çufoja dhe Bubi kaçurrel”.
Aventurat e tij janë goxha më të thella, pasi përmes këtij personazhi intelektual dhe frikacak në momente të caktuara gjen guximin për të marrë veprimet.
“E gjelbër smeraldi” është vëllimi i 3, është trilogji e gurëve të çmuar dhe shumë prej adoleshentëve mezi e kanë pritur. Flet për një vajzë që udhëton në kohë dhe jetë katedata historike, por në një farë mënyrë i jep lexuesit atë botë fantastike dhe fantazie që ka nevojë një i ri.
Elena Ferrante “Jeta gënjeshtër e të rriturve” është vërtet një përkthim cilësor, është një libër jete sepse Ferrante njihet për të vërtetën lakuriqe që ajo shkruan. Në këtë rrëfim të një 13-vjeçare ku i tregohet e vërteta e jetës. Ajo përballet herë pas here me nënë dhe të atin duke mbetur e zhgënjyer dhe “e zhveshur” nga ajo mbrojtje që të ofron familja.
Shumë prej lexuesve e ndjejnë shumë këtë .
4.Zakonisht, mungojnë aktivitetet kulturore gjatë verës, por a është menduar diçka për këtë vit nga shtëpitë botuese, si për shembull: panairi i librit në ambiente të hapura?
Për shkak të pandemisë ne e kemi pasur dy ose disa probleme shumë të mëdha me panairet sepse janë anuluar dhe kanë sjellë një hundët dhe humbje të madhe për shtëpitë botuese . Vera është e hallakatur sepse njerëzit nuk janë shumë të përqendruar.
Jemi duke u organizuar për “Panairin e Ulqini” që do të bëhet në fund të korrikut.
Të tjera panaire nuk ka pasur sepse pandemia i ka stepur pak.



