Exit poll-et: Shinzo Abe fiton mandatin e katërt

Exit poll-et: Shinzo Abe fiton mandatin e katërt

Anketat menjëherë pas votimit tregojnë se koalicioni qeverisës i kryeministrit japonez, Shinzo Abe do të sigurojë lehtësisht fitoren në zgjedhjet e sotme të përgjithshme.

Sipas një sondazhi televiziv, koalicioni i udhëhequr nga Partia Liberal-Demokrate e zotit Abe, duket se do ta ruajë “shumicën dërrmuese” me dy të tretat, që kishte në Dhomën e Ulët të Parlamentit para se kryeministri ta shpërndante atë në shtator.

Një fitore në zgjedhjet e parakohëshme ka gjasa t’i sigurojë zotit Abe edhe një mandat tjetër trevjeçar, si kreu i koalicionit, duke e bërë atë udhëheqësin japonez që ka shërbyer më gjatë në këtë post.

Anketat tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e zotit Abe si zgjedhjen më të sigurt ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të Koresë së Veriut. / VOA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy