Gazetari Alban Daci deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se të shtunën në stadium kur u bë hapja e fushatës së opozitës u duk qartë një rivalitet i theksuar mes Berishës dhe Metës.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Daci tha se Meta me vrapin e tij drejt podiumit dha një mesazh të qartë për Berishën se kujt i përket lidershipi i të ardhmes.
Sipas Dacit, politika shqiptare ka krizë lidershipi.
Duket qartë një farë rivaliteti i theksuar mes Berishës dhe Metës. Komunikimi politik pasqyrohet dhe në gjeste minimale dhe një kostum përcjell një mesazh.
Pashë vrapin prej një sportisti të vërtetë të Metës, ishte sinjal i qartë se kujt i përket lidershipi i të ardhmes, mesazh për Berishën. Nuk m'u duk komod Meta në stadium. Prania e Berishës i eklipson të tjerët, është fakt i kryer. Nuk tejkalohet asnjëherë, ka marrëveshje që i interesojnë për një periudhë të caktuar. Nuk m'u duk komod, m'u duk si i ftuar në dasmën e PD. Janë dy liderë të fortë vazhdojnë të jenë determinues. Berisha ka problem me natyrën e tij. Ai është prodhuar në sheshe nuk mund të jetojë pa manifestime. Berisha nuk duhet të ishte lënë i fundit pasi qytetarët janë të lodhur, i bie që Berisha bëri monolog me vetveten.
Ka ofertë në zgjedhje. Ka përballje mes titanësh. Përballja e Berishës me Metën dhe Ramën. I vetmi me program është Bejko që ndodhet në një pozicion të vështirë, por dinjitoz. Politika shqiptare ka krizë lidershipi. Fakti që kandidatët nuk dalin mbi shefat ka krizë lidershipi.
Kjo fushatë elektorale ka disa risi. Palët po pranojnë që ideologjia s’ka rëndësi për ta, por rëndësi për ta ka marrja e pushtetit.
E dyta ka një ndryshim të konceptit si e kanë menduar politiken dhe fushatën. Pavarësisht qasjes së gabuar që ka gjetur PS me pemët, Rama ka bërë një mënyrë si duhet të jenë. Fushata është një garë se kush vendos më shumë flamuj, kush bën më shumë posterë. Rama e ka çdramatizuar, dhe ka bërë që të jenë sa më minimaliste dhe të jetë me qytetarët. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk e ka bërë akoma.
Shqiptarët janë të lodhur nga politika, janë mosbesues. Kohët e fundit po kritikojnë Berishën, di të bëjë mitingje, por jo të fitojë.
Nuk është programi që e bën fituese një parti, po mënyra si është organizuar. PS ka struktura më shumë se efikase. Gjiknuri tha në një emision, ‘unë jam i azhornuar në çdo moment’. Nuk fitohet me program, por me kontakte me qytetarët.



