195 milionë dollarë të cilët i përkasin dy vëllezërve nga Katari, të njohur si ‘sirianët’ që do investojnë në Zvërnec dhe ishin bllokuar për llogari të SPAK janë zhbllokuar pasi verifikimeve që paratë janë të ligjshme.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se hetimet vijojnë për falsifikim dhe pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, megjithëse tani është përjashtuar përfshirja e dy investitorëve nga Katari.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur kryesisht nga SPAK për dyshime të pastrimit të parave nga prokurorët Elida Kaçkini dhe Altin Dumani për një grup të strukturuar kriminal, mes tyre dhe biznesmeni shqiptaro amerikan Redi Shehu dhe inxhinieri Redi Struga. Janë bërë disa verifikime që kanë qenë 10 ditë më parë.
Prej ditës së premte, një transfertë bankare e ardhur nga jashtë na bankën e nivelit të dytë BKT, ka alarmuar Agjencinë e Pastrimit të Parave që ka lajmëruar SPAK-un për të bllokuar një shumë të konsiderueshme që nuk është normale dhe s’kishte ndodhur më herët në Shqipëri. Kjo ka alarmuar institucionet. 195 milionë dollar janë bllokuar sapo kanë mbërritur në Shqipëri me një transfertë bankare të dy vëllezërve tashmë të njohur si “sirianët” që kanë një lidhje me familje Trump dhe një portofol investimesh, por edhe me biznese në Katar. Ata janë personat që do të investojnë. Nga verifikimet e bëra, por edhe me kontrollet e bëra dhe në bashkëpunimi me partnerët është arritur në përfundimin që këto para janë të ligjshme dhe vijnë nga sistemi bankar dhe vazhdojnë. Hetimet vijojnë të jenë të hapura për falsifikim, pastrim parash në kuadër të një grupi kriminal, por është përjashtuar përfshirja e dy investitorëve nga Katari.



