Gjyqi për shpifje/ Trump do t’i paguajë mbi 83 milionë dollarë shkrimtares

Gjyqi për shpifje/ Trump do t’i paguajë mbi 83 milionë dollarë shkrimtares

Një juri gjyqësore në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll, për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president, në vitin 2019.

Zonja Carroll paditi zoti Trump për dëmtim reputacioni, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë.

Rastin, zonja Carroll e publikoi në një libër me kujtime, në të cilin shkruante se në vitin 1996, zoti Trump e përdhunoi në një dyqan luksoz të qytetit të Nju Jorkut.

Zoti Trump i cili ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të gjyqit, por jo për të dëgjuar vendimin, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do ta apelojë atë.

Në muajin maj të vitit të kaluar një tjetër juri e shpalli zotin Trump fajtor për abuzim seksual dhe e urdhëroi atë të paguante 5 milionë dollarë. Zoti Trump e ka apeluar vendimin.

Gjyqi i dytë për shpifje, lidhet me komentet e zotit Trump ndaj zonjës Carroll, kur ai ishte president dhe juria do të përcaktonte vetëm sa para do të duhej t’i paguante zoti Trump shkrimtares.

Bëhet fjalë për dy deklarata që ai kishte bërë, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve, referuar pjesëve nga libri me kujtime i shkrimtares Carroll. Ish-presidenti vazhdon të këmbëngulë se akuzat ndaj tij janë të rreme.

Vendimi u dha të premten nga një juri prej 9 anëtarësh, shtatë burra dhe dy gra. Zoti Trump mori pjesë rregullisht në seancat e procesit të dytë gjyqësor.

Por sot ai u largua papritur nga salla ndërsa avokatja e zonjës Carroll po mbante argumentet përfundimtare. Më pas ai u kthye për të dëgjuar argumentet mbyllëse të avokates së tij.

Trump nuk mori pjesë në gjyqin e parë ndaj tij. Më vonë ai shprehu keqardhje dhe këmbënguli të dëshmonte në gjyqin e dytë, por gjykatësi e kufizoi ish-presidentit, duke thënë se ai e kishte humbur rastin për të argumentuar se ishte i pafajshëm.

Vendimi i së premtes i jurisë vjen ndërsa zoti Trump po shkon drejt fitores për të tretën herë radhazi në garat paraprake për president. Ai ka kërkuar t’i kthejë proceset ndaj tij në një avantazh, duke i cilësuar ato si dëshmi të një sistemi që po përdoret politikisht kundër tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy