Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e Bashkisë Vlorë kane nisur shembjet e objekteve që gjenden mbi kanalet kulluese të qytetit.
Përgjatë kësaj të marte, një tjetër objekt po shembet në lagjen “Kushtrimi” që ndodhej mbi kanalin kullues në zonë.
Një objekt i llojit market, i cili nuk disponon dokumentacionin e pronësisë po shembet për t’i hapur rrugë rehabilitimit të kanalit kullues.
Gjithashtu edhe me parë ka patur objekte që janë shembur përgjatë këtij kanali kullues që prej nisjes së tij në zonën kodrinore të qytetit mbi spital dhe deri në derdhjen e tij në hidrovor.
Shembja e objekteve vjen si pjesë e një projekti për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese në një qytet i cili historikisht ka patur probleme me përmbytjet.



