
Në konferencën e parë të mbajtur para gazetarëve që kur mori mandatin e tij, presidenti i Amerikës Joe Biden, ka deklaruar se ka për qëllim që në 100 ditët e para të mandatit të tij të shpërndajë 200 milionë vaksina në botë.
“Ne do të kemi dhënë 200 milion doza deri në ditën e 100 të presidencës sime.Unë e di që është një qëllim ambicioz, por asnjë vend tjetër në botë nuk i është afruar, apo madje nuk është afruar, asaj që po bëjmë,” -shtoi ai.
Duke iu përgjigjur kritikave për trajtimin e çështjeve të emigracionit dhe përqendrimit të një numri të madh të emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ai tha se “kjo ndodh në fillim të çdo viti”.
“Çdo vit në dimër, ka një rritje të konsiderueshme të mbërritjeve në kufij , sepse emigrantët kanë më pak të ngjarë të vdesin nga nxehtësia në shkretëtirë,”-shtoi ai.
Presidenti amerikan theksoi se po përpiqet të forcojë sistemin e emigracionit që u dobësua shumë gjatë presidencës Trump.



