Gazetarët e MCN TV: E kemi të vështirë të marrim informacione nga institucionet publike, luajnë me afatet kohore për t’u shmangur (VIDEO)

Gazetarët e MCN TV: E kemi të vështirë të marrim informacione nga institucionet publike, luajnë me afatet kohore për t’u shmangur (VIDEO)

Sa të vështirë e kanë gazetarët, por dhe qytetarët për të marrë informacion nga institucionet shtetërore?

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Informacion se për të është shumë e vështirë që të marrë informacion nga institucionet shtetërore, për shkak se këta të fundit përdorin hile që të mos japin përgjigje në kohë.

Është shumë e vështirë. Para dy ditësh kisha komunikim me një institucion, kisha dërguar disa pyetje për një çështje publike dhe nuk kishte të bënte me asnjë sekret tregtar apo shtetëror. Nuk mora përgjigje. Do të vazhdojmë të bëjmë betejën tonë tek komisioneri apo të dërgojmë kërkesë tjetër. Kam vështirësi dhe përgjigjet vijnë në limitin kohor të 10 ditëve. Përgjigjet nuk janë përgjigje dhe ti duhet të bësh një kërkesë tjetër. Janë hile  që i përdorin institucionet që ti të mos marrësh asnjëherë përgjigje në kohë.

Edhe gazetari Mariglen Kume tha se institucionet publike luajnë me afatet kohore kur bëhet fjalë për të dhënë informacione për rastet që janë sensitive, apo për ato ku dyshohet për korrupsion.

Në ligj sanksionohet që afati për përgjigje është 10 dite pune. Për çdo informacion publik që nuk përbën sekret shtetëror, apo për procedurat e tenderimit, çdo institucion e ka detyrë të kthejë përgjigje. Në raste që janë sensitive, për raste të dyshuara korruptive, çdo institucion shfrytëzon afatin e fundit, 10 ditëshin dhe në atë përgjigje japin një përgjigje që s’ka përgjigje. Në këtë mënyrë ose kanë gjetur mënyrën për ta rregulluar, ose ka ikur aktualiteti i lajmit.

Oliverda Allmuça:

Në përgjigjet e marra shpesh nuk na sigurohen dokumentet, por na interpretohet ligji. Me institucionet kemi vështirësi, por edhe me Komisionerin për të Drejtën e Informimit kemi ngërçe. 7300 kërkesa për informacion në 2023. Ka pasur 1 mijë ankesa dhe vetëm 4 prej tyre janë marrë parasysh.

Ka dhë një gjë: gazetarët e kanë të vështirë sot të bëhen bashkë për shkak të mënyrës si funksionon kjo industri. Bashkia e Tiranës është e mbyllur dhe është shumë e vështirë të marrësh informacion. Është një isntitucion i detyruar nga komisioneri për të dhënë përgjigje dhe nuk jep përgjigje.

Andon Kello:

Ka një trend rritës të ankesave. Vjen në radhë të parë për mungesë të njohjes së ligjit nga ana e qytetarëve. Ligjit për të drejtën e informimit përdoet më shumë nga gazetarët. Dua të ndalem te vështirësia për të depërtuar. Për vitin 2022, sa i përket reagimit të institucioneve ndaj kërkesave fillesater kemi përgjigje të plotë vetëm në 54% të rasteve, përgjigje e pjesshme 14% dhe në 28% të rasteve nuk marrim përgjigje. Por edhe komisioneri vetë ka çeduar në detyrimin për të dhënë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy