“Presioni politik ndaj drejtësisë, në rritje”. Zbardhet progresraporti: Zgjedhjet konkuruese pa mjete të barabarta (VIDEO)

“Presioni politik ndaj drejtësisë, në rritje”. Zbardhet progresraporti: Zgjedhjet konkuruese pa mjete të barabarta (VIDEO)

Komisioni Evropian ngre alarmin për presionin në rritje të pushtetarëve dhe politikanëve shqiptarë ndaj sistemit në drejtësi. MCN ka zbardhur progresraportin e Komisionit evropian i cili eveidenton se presioni ndaj drejtësisë është shqetësues. 

Sistemi gjyqësor ka shfaqur sinjale qëndrueshmërie përball presioneve. Megjithatë është evidentuar një tendencë në rritje e presionit nga zyrtarët publik apo politikanët për të ushtruar ndërhyrje të panevojshme mbi sistemin gjyqësor. 

Në këtë Kuadër Komisioni Europian rekomandon vijimin e reformës në drejtësi dhe po ashtu emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe plotësimin e vakancave me magjistratë të rinj. Ndërkohë Komisioni Evropian duket se ka vlerësuar pozitivisht punën e Prokurorisë së Posaccme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Struktura e Specializuar Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe bëri përparim të prekshëm drejt një rekordi të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, korrupsioni mbeti i përhapur në sektorët e cenueshëm, duke prekur si sferën publike ashtu edhe atë private. Është bërë përparim i mirë në përmbushjen e rekomandimeve të vitit të kaluar duke rritur kapacitetin e SPAK-ut në hetimet financiare, duke forcuar luftën kundër pastrimit të parave dhe duke sekuestruar asetet e lidhura me krimin e organizuar. SPAK ka konsoliduar më tej bashkëpunimin me homologët e saj ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet Anëtare të BE-së dhe agjencitë e BE-së, për të hetuar dhe goditur grupet kriminale me rrezik të lartë me rezultate fillestare të prekshme.

Komisioni europian ka gjetur me vend shqetësimet e ngritura në shqipëri për ecurinë negative të sektorit të bujqësisë dhe industrisë. 

Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, duke ofruar një gamë në zgjerim të shërbimeve, por industria dhe bujqësia mbeten sektorë me produktivitet të ulët dhe kanë vijuar me tendencë në ulje. Eksportet e prodhimit ranë për shkak të kërkesës së dobët, vlerësimit të kursit të këmbimit dhe fuqisë së ulët të çmimeve të bizneseve.

Sa i përket zgjedhjeve të 11 majit Komisioni Europian i vlerëson ato konkuruese por evidenton faktin se nuk ishin në kushte të barabarta të mjeteve të bërjes së fushatës duke evidentuar shkrirjen e administratës shtetërore me partinë në pushtet. 

Përfundimet paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE / ODIHR vunë re se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por identifikuan disa mangësi, duke përfshirë mungesën e një fushe loje të barabartë dhe abuzimin me burimet publike.

Në këtë kuadër, Komisioni europian rekomandon deolitizimin e administratës publike dhe reformën zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy