Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji betohen para presidentit/ Zyrtarisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji betohen para presidentit/ Zyrtarisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja e dytë e Gjykatës së re Kushtetuese, Elsa Toska është betuar pasditen e sotme në ambientet e Presidencës para Presidentit Ilir Meta.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Me betimin e gjyqtares Toska plotësohet vakanca e parë në Gjykatën Kushtetuese. Toska zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo.

Toska i bashkohet Besnik Muçit në gjykatën më të lartë të vendit.

Pas betimit të Toskës, dhe Marsida Xhaferllari ka marrë zyrtarisht detyrën pasi ceremonisë së zhvilluar në presidencë.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Bashkim Dedja.

 Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta:

 “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

 Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy