Takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit/ 24 delegacione zbarkojnë nesër në Tiranë

Takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit/ 24 delegacione zbarkojnë nesër në Tiranë

Nesër në Tiranë do të zhvillohet takimi i Ministrave të Jashtëm, në kuadër të kryesisë shqiptare të Procesit të Berlinit.

Ministria e Jashtme njofton sot se ditën e nesërme në Tiranë do të mblidhen 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit, i cili paraprin samitit të 16 tetor.

Ai do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në takim ditën e nesërme do të jetë edhe Ivica Daçiç dhe Donika Gërvalla.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Të nderuar kolegë,
Po ju bëj me dije disa detaje të Ministerialit të MPJ të Procesit të Berlinit, për të cilat me siguri keni interes. Ndërkohë, vlerësim për secilin prej jush për korrektësinë dhe bashkëpunimin e përhershëm me mua dhe MEPJ.

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit do të mblidhen nesër në Tiranë, e premte 6 tetor 2023 në takimin e Ministrave të Jashtëm , i cili i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023. Takimi do të drejtohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.
Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Linjat kryesore të ministerialit do të jenë:

– Forcimi i dimensionit rajonal;
– Nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE;
– Përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale;
– Përfarimi me Tregun Unik të BE-së;
– Ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në Samitin e vjetshëm në Berlin;
– Zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë;
– Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i Integrimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy