Vera Brezhneva është cilësuar si gruaja më e bukur në Rusi. Ky titull i është dhënë nga revista “Maxim” këtë muaj. 34-vjeçarja ka rreth 6 milionë ndjekës në “Instagram”, ku fotot e saj janë shumë të pëlqyera.
Vera thotë se sekreti i formës së saj të shkëlqyer fizike është aktiviteti sportiv. Dhe jo pak, por shtatë ditë në javë.
Vera është këngëtare dhe udhëton shumë. Por ajo thotë se në të gjitha hotelet kur qëndron është e domosdoshme të ketë palestër. 34-vjeçarja është bërë e njohur fillimisht si pjesë e një grupi vajzash nga Ukraina me emrin “Nu Virgos”, por më vonë ajo ndoqi karrierën solo në Rusi.



