
Forcat ushtarake të Koresë së Jugut kanë njoftuar se kanë ulur disa avionë luftarakë pasi dy avionë luftëtarë kinezë dhe gjashtë rusë, hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të vendit.
Avionët kinezë H-6 hynë dhe dolën në mënyrë të përsëritur nga zona e mbrojtjes ajrore, ku u identifikuan në brigjet jugore dhe verilindore rreth orës 5:50 me orën lokale të mëngjesit të sotëm, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
Disa orë më vonë ata u kthyen në bazën nga erdhën, në detin e Japonisë.
U specifikua se avionët nuk kanë shkelur hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.



