Veliaj: Ramës i kam thënë se nuk do të heq asnjë të LSI-së nga Bashkia

Veliaj: Ramës i kam thënë se nuk do të heq asnjë të LSI-së nga Bashkia

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë sot në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit se spastrimet në administratën shtetërore nuk do ta prekin atë të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Veliajt, administrata e Bashkisë nuk është njësoj si tepsia e qeverisë. “Unë e kam diskutuar edhe me Ramën. I kam thënë se unë njeri nga puna nuk heq se është i LSI-së”, tha Veliaj.

Për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ku Partia Socialiste, përfaqësues i të cilës është, mori 18 mandate deputetësh. Sipas Veliajt, këto zgjedhje ishin një referendum për të dhe vlerësim për punën që është bërë.

“Jemi të kënaqur me 18 mandate. Ishte dhe një referendum për mua dhe një vlerësim për çka kemi bërë në Tiranë. Kërkova një notë vlerësimi dhe për vete, Tirana na u përgjigj shumë bujarisht. Njerëzit janë bërë më pragmatistë. Shohin nëse i del llogaria e familjes së tyre”, tha Veliaj.

Ai foli për ndryshimin që ka ndodhur me Tiranën, duke marrë si shembull rrugën “Ali Demi” deri në Shkozë. Veliaj tha se më parë rruga ishte si një operacion për nxjerrjen e gurit në veshka.

“Sot po vija këtu dhe jo vetëm ndriçim, asfalt, kanalizime… E kisha dramë të vija, dukej si një operacion i nxjerrjes së gurit nga veshka. Sot është ndryshe. U shpërblye kjo filozofi e punëve të mbaruara. Ne patëm një harmonizim fantastik mes qeverisjes qendrore dhe lokale”, u shpreh qytetari i parë i Tiranës.

Lidhur me atë çfarë bëri paraardhësi i tij, Lulzim Basha në krye të bashkisë, Veliaj e quajti cinik.

“Basha cinik, se një njeri i aftë mburret për punët, nuk ankohet. Deri tani kam pasur fiks 800 ditë me Edi Ramën, ai ka patur rreth 900 ditë më Berishën. Pra është një krahasim se si punoi ky çift me çiftin tjetër”, tha Veliaj.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy