
Regjisori Hwang Dong Hyuk i cili shkroi serialin “Squid Game” në Netflix tregoi se shumë njerëz kanë depozituar para në llogarinë bankare të publikuar në film.
Në një intervistë, Hwang Dong Hyuk foli për tema të ndryshme në lidhje me projektin e tij të fundit të suksesshëm “Squid Game”.
Hyuk shpjegoi se numri i llogarisë, i përdorur në një skenë të ku një personazh tërheq para nga një ATM, është real. Regjisori shpjegoi: Numri i llogarisë i përket një prej prodhuesve të filmit. Ne bëmë një marrëveshje me ekipin drejtues dhe përdorëm atë.
Regjisori më tej tha: Kam dëgjuar se prodhuesi ka marrë depozita deri në 0.33 euro nga njerëzit që panë serialin.
Hwang Dong Hyuk gjithashtu deklaroi se ekipi i prodhimit vendosi të përdorë numrin e llogarisë me leje, por vendosën ta mbyllin atë llogari pasi mund të shkaktojë probleme.
Ndërkohë, 'Squid Game' tregon historinë e njerëzve të ndryshëm që marrin pjesë në një lojë misterioze mbijetese që i ofron fituesit 45.6 miliardë (38.3 milion dollarë).
Të gjithë lojtarët rrezikojnë jetën e tyre duke luajtur lojëra vdekjeprurëse në mënyrë që të bëhen fituesi përfundimtar. Kjo shfaqje koreane po fiton popullaritet në të gjithë botën pasi renditet në vendin e parë në Netflix në mbi 90 vende.



