“Lufta” për kreun e PD-së, Meksi: E zgjidh ai Kuvend që arrin kuorumin

“Lufta” për kreun e PD-së, Meksi: E zgjidh ai Kuvend që arrin kuorumin

Situatën e krijuar në PD mes Berishës dhe Bashës mund ta zgjidhë vetëm Kuvendi Kombëtar. Dy të tilla janë thirrur nga Berisha dhe Basha, më 11 dhe 18 dhjetor. Në studion e MCN TV, avokati Redon Meksi tha se Kuvendi që arrin kuorumin prej 50% do të jetë përcaktues për rrugën që do të marrë partia.  

Në PD ka një proces jolegjitim. Kemi statutin që ka një rregullore, Bardhi ka nxjerrë një rregullore të 2010-s, që nuk përshtatet me statutin aktual. Nuk ka sens logjik, as juridik. Duhet kuorumi i delegatëve. Ai që arrin 50%, ai Kuvend do të vlejë. Ai legjitimohet, delegatët janë. Nëse delegatët janë masivë në njërin apo tjetrin kuvend, atëherë ai vendos. Që të mblidhet kuvendi duhet të ketë 50% të anëtarëve prezent. Nëse kjo nuk arrihet, nuk ka çfarë vendimi të merret dhe kjo është e parashikuar në statut.

Lidhur me vërtetësinë e firmave të mbledhura nga Berisha, Meksi tha se verifikimi është thjesht vullnet, pasi lidhur me këtë nuk ka akt të miratuar.

Kontrolli i firmave është thjesht vullnet. Nuk ka akt të miratuar. Nëse flasim për procedura, në momentin kur Basha është zgjedhur si kryetar, statuti nuk ka qenë i regjistruar në gjykatë.

Sipas Meksit, në Shqipëri ka vetëm një precedent të ngjashëm me situatën e krijuar së fundmi në PD.

Ka ndodhur me Librën. Ish-kryetari pasi dha dorëheqjen ankimoi në gjykatë zgjedhjen e kryetarit të ri. Por nuk i është dhënë kaq zë për shkak të përmasave të partisë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy