
Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku e sheh vendimin e qeverisë për të mos e parashikuar amnistinë fiskale në buxhet si një lëvizje taktike më tepër se një tërheqje.
I ftuar në emisionin “MCN Economy”, Buxhuku tha se amnistia është si një “luftë” mes palës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.
Nuk është e thënë që mosparashikimi në buxhet i amnistisë do të thotë tërheqje, e mendoj si lëvizje taktike, është si një luftë si macja mes miut mes palës shqiptare dhe ndërkombëtarëve. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë qenë të prerë, edhe në herët e tjera në këto 15 vite kanë qenë kundër amnistive të thella. Kundërshtimi i ndërkombëtarëve është politik dhe e vë në një provë vendosmërinë e qeverisë për të kaluar këtë projekt. Për mua nëse kalon ky ligj është provë forcë mes dy kampeve. Kemi një element dyshues, është zhvillim politik i rëndësishëm. BE, Franca po dhe Gjermania kanë marrë vendimin për të krijuar Komunitetin Politik, Evropian si paradhomë që grumbullon këto shtet që aspirojnë për tu futur ne BE, për t’i thënë që nuk iu pranojmë në be, por do jeni në këtë paradhomë.



