Arrestohet francezi që dërgonte linqe të rreme/ Pula: Mashtroi si bankë dhjetëra qytetarë përmes një numri shqiptar (VIDEO)

Arrestohet francezi që dërgonte linqe të rreme/ Pula: Mashtroi si bankë dhjetëra qytetarë përmes një numri shqiptar (VIDEO)

23-vjeçari francez Adem Said, është arrestuar pasi dyshohet se mashtronte qytetarët në Shqipëri duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë dhe u dërgonte link të rremë për të plotësuar të dhënat e tyre bankare.

Drupal Ad

Gazetari Besmir Pula, thotë në “MCN live” se 23-vjeçari kishte hapur linkun në Francë dhe pasi kishte mashtruar disa qytetarë, erdhi në Tiranë me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Për të bërë më të besueshëm ai e bënte këtë përmes një numri shqiptar.

23-vjeçari francez Adem Said, është arrestuar pasi dyshohet se mashtronte qytetarët në Shqipëri duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë dhe u dërgonte link të rremë për të plotësuar të dhënat e tyre bankare. Ai këtë e bënte përmes një telefoni me numër shqiptar, për ta bërë më të besueshëm ndërkohë njerëzit e hapnin mesazhin dhe i vidheshin të dhënat sensitive.

Said u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, pasi ishte gjurmuar dhe më pas është arrestuar. 

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.
Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë disa shtetas shqiptarë. 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe banka apelon sërish për më shumë vigjilencë nga qytetarët ndaj çdo aplikacioni të panjohur që iu ofrohet në rrjetet e tyre sociale dhe t’i denoncojnë menjëherë në Policinë e Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy