SPAK mësyn bazat e Bajrave/ Bregu: RENEA, e vetmja që mund të bëjë kontrolle në banesat e personazheve të botës së krimit

SPAK mësyn bazat e Bajrave/ Bregu: RENEA, e vetmja që mund të bëjë kontrolle në banesat e personazheve të botës së krimit

Policia e Shtetit e mbështetur nga forcat elitë RENEA, dhe me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle në banesat e disa personave me precedent penalë.

Kontrollet janë ushtruar në lagjet e Shkodrës si Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjetër.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se operacioni vjen nga informacionet e dhëna nga strukturat e tjera që operojnë në Shqipëri.

Është operacion që vjen nga informacionet e strukturave të tjera që operojnë në Shqipëri, të cilat e kanë dërguar informacionin e tyre në Prokurorinë e Posaçme. SPAK ka urdhër një kontroll banese në bazë të këtij informacioni për të gjithë personat që dyshoheshin që mund të kryejnë aktivitet kriminal.

Delegimi i disa çështjeve të Prokurorisë së Shkodrës në SPAK, i jep SPAK-ut të drejtën sepse një prokuror i Shkodrës nuk do të mundej kurrsesi të firmoste një urdhër për kontrollin e banesës të një personazhi të krimit në Shkodër.

Edhe pse ne mund të ndërrojmë strukturat e Policisë së Shkodrës kjo nuk bëhet me polici lokale, siç e pamë ishte me forcat RENEA. Janë të vetmet që mund të futen në një kontroll banese në qytetin e Shkodrës. Policia lokale nuk ka mundur kurrë të bëjë kontroll banese të personazheve të nivelit kaq të lartë të krimit në këtë qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy