
Mbi 45 miliardë dollarë është shuma e parave që Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda kanë dhuruar ndër vite. Një shumë astronomike, e cila e bën Gates-in bamirësin më bujar në botë. Ka dy arsye pse ata vendosën ta japin një pjesë të pasurisë së tyre për bamirësi. "E para, sepse është një veprim domethënës. [...] Ne mendojmë se është përgjegjësi për këdo që ka shumë para", shpjegoi themeluesi i Microsoft-it (kompania arriti 1 trilion dollarë prillin e kaluar). "E dyta, sepse kënaqemi duke e bërë këtë gjë. Të dyve na pëlqen të gërmojmë në shkencë pas punës sonë ". 63-vjeçari nga Seattle, Bill Gates, me një pasuri neto prej mbi 100 miliardë dollarë, është personi i dytë më i pasur në botë (pas Jeff Bezos). Më 2010 bashkë bashkë me Warren Buffet me programin “Giving pledge” (Dhënia e Premtimit) nxit miliarderët e tjerë për të dhuruar të paktën gjysmën e pasurinë e tyre në nisma bamirësie. Ai bën bamirësi nëpërmjet Fondacionit “Bill & Melinda Gates”. Për t'i kushtuar vetes kohë të plotë ai u largua nga Microsoft në moshën 63 vjeç në vitin 2008, pas 33 vjetësh pune. Për të njëjtën arsye, Melinda u largua në vitin 2006 nga bordi i drejtorëve të Drugstore.com. / Corriere della Sera/



