
Kryetarja e “Lëvizjes për ndryshim”, Jozefina Topalli deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se mandatet e saj do të shkojnë djathtas, por me kushtin për të zgjedhur një kryeministër që nuk do jetë as Basha, sa Rama, as Meta.
Sipas saj nëse largohen këto tre figura politike, krijohet një qeveri e re dhe realizohet objektivi i parë i lëvizjes që ajo ka krijuar.
“Unë do të them një gjë mandatet do t’i çojmë djathtas për të zgjedhur një kryeministër që nuk do jetë as Basha, sa Rama, as Meta dhe kur largon këto ke krijuar një qeveri të re dhe ke realizuar objektivin e parë dhe ke sjellë një forcë te re në pushtet. Unë jam e djathtë. Votat shkojnë djathtas largohet Edi Rama”, tha Topalli.



