Evakuimet nuk shmangin viktimat, stuhia godet rëndë Filipinet

Evakuimet nuk shmangin viktimat, stuhia godet rëndë Filipinet

Ashtu siç ishte paraljmëruar stuhia ‘Goni’ në Filipine ka shkaktuar dëme të mëdha dhe mbi të gjitha humbje jete pavarësisht se autoritet kishin  evakuuar mijëra banorëve në pjesën jugore të ishullit Luzon.

Sipas BBC të paktën deri më tani raportohet për shtatë të vdekur nga stuhia, e cila solli përmbytje të menjëhershme, ndërprerje të energjisë elektrike dhe shumë çati shtëpish të prishura.

Stuhia në fjalë goditi Filipinet në orët e para të mëngjesit dhe kapi një shpejtësi deri në 225 kilometra në orë. Aktualisht ajo është dobësuar, por ende vijon të shkaktojë dëmë në ishullin kryesor Lozon.

Mark Timbal, përfaqësues i agjencisë kombëtare të katastrofave në Filipine tha se 19 milionë njerëz janë prekur nga stuhia.

‘Goni’ është stuhia më e madhe që ka prekur Filipinet që pas asaj të 2013 ku humbën jetën më shumë se 6 mijë persona. Aktualisht ajo është edhe stuhia më e fortë në botë për 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy