Bankat “ngrijnë” 2 mld euro deri në gusht/ Pedrazzi: Financimi i Teatrit, biznes i mirë për bankat (VIDEO)

Bankat “ngrijnë” 2 mld euro deri në gusht/ Pedrazzi: Financimi i Teatrit, biznes i mirë për bankat (VIDEO)

2 mld euro është shuma që bankat e nivelit të dytë kanë konservuar në funksion të ekonomisë dhe stabilitetit financiar përgjatë periudhës së pandemisë. Kështu thotë  në një intervistë për TvT Silvio Pedrazzi, kryetari i shoqatës së bankave në Shqipëri dhe drejtori ekzekutiv i bankës “Intensa San Paolo”.

"Siç e dini, shuma totale e kredive që janë nën skemën e shtyrjes së kredive në nivelin e Shqipërisë është më shumë se 2 Miliard euro, por çfarë është më interesante që nuk është theksuar ende nga askush dhe përfitoj nga rasti, është se impakti i parë është të ngrinim deri në Gusht këto 2 miliard euro, por çfarë është e rendesishme të kuptojmë është që familjet dhe bizneset e korporatat mbajtën në xhepat e tyre gjatë kësaj periudhe këstet mujore që duhet të paguanin gjatë kësaj periudhe. Kjo shumë është llogaritur deri në 150 milionë euro".

Një instrument i dobishëm sipas Pedrazzit kanë qenë dy garancitë sovrane të dhëna nga qeveria. Nëse paketa e parë e destinuar për pagat u disbursua e gjitha, me ritme më të ngadalta po ecën garancia e dytë sovrane që kishte si synim të t’u ofronte kapital qarkullues bizneseve.

"Paketa e dytë siguron 60% të shumës së kredisë dhe në këtë rast qëllimi i kredisë është për kapitalin qarkullues dhe për të mbështetur aktivitetin e kompanisë gjatë kësaj periudhe. Për paketën e dytë jemi vetëm në fillim. Deri tani numri i aplikanteve ka qenë i limituar dhe gjithashtu për bankën është pak më e vështirë të analizojë çdo klient më vetë pasi në këtë rast banka ndërmerr një risk direkt".

Pedrazzi pranon se niveli i kredive të këqija nuk është shqetësues, megjithatë bankat nuk ndihen të sigurta në dhënien e kredive.

"Banka e Shqipërisë dhe të gjitha bankat në 5 vitet e fundit, mundëm të pastronim dhe të përmirësonim cilësinë e portofolit dhe tani portofoli i kredive gjeneron shumë me pak humbje dhe përfitueshmeria e portofolit është tani në nivele normale. “Fale zotit”, kjo ishte çeshtja kryesore në lidhje me kreditë e keqija. Pra kemi më shumë pikëpyetje se sa siguri. Po ju jap një shembull. A do të vazhdojnë turistët të udhëtojnë nëpër botë njësoj si më parë? Nuk besoj kështu. Pra aktiviteti turistik do të ndikohet. Ne duhet t’i ndihmojmë".

Sa i përket financimit të një teatri të ri, Pedrazzi thotë se bankat janë ta gatshme ta financojnë, duke e cilësuar një biznes të mirë për  to.

"Në këtë rast, për aq sa dimë, zotëruesi është një institucion publik, Bashkia e Tiranës. Pra është një biznes i mirë. Personalisht, nëse bashkia kontakton bankën time për të financuar një teater të ri do të thoja po pa asnjë problem siç mund të ishte për ndertimin e një shkolle, ure ose çdo lloj tjetër infrastrukture. Duhet të jemi të drejtë teknikisht dhe profesionalisht. Bankat bëjne biznes dhe ky eshte një biznes normal".

Lidhur me praktikën e vendosjes së komisioneve të larta deri dhe në 5% te vleres, për kreditë që shlyhen para kohe, Pedrazzi beson se institucionet duhet të sigurojnë liri në treg por brenda një kornize maksimale të caktuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy