Shteti Bektashi, Lesi: Kushtetuta s’të lejon ndryshimin e territorit

Shteti Bektashi, Lesi: Kushtetuta s’të lejon ndryshimin e territorit

Në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN, botuesi Nikoll Lesi theksoi se Shqipëria po përballet me një situatë të ndërlikuar, pasi ndryshimi i statusit të territorit dhe kushtetutës është i pamundur pa miratimin e shumicës së Parlamentit.

Ai krahasoi këtë situatë me shtetin e Vatikanit, duke shpjeguar se ndërsa Vatikanin e kemi si një shtet të pavarur që ka një histori prej shekujsh, në Shqipëri çdo përpjekje për të ndryshuar territorin pa ndryshuar kushtetutën mund të cënojë sovranitetin e shtetit, duke e bërë atë një vepër penale.

E ka marrë vendimin, ka ndarë mendjen. Pra, jemi para një fakti të kryer që ai do të realizojë këtë pas zgjedhjeve, por statusi i tij ende mbetet në dyshim. Kur bëhet krahasimi me shtetin e Vatikanit, nuk jam dakord për disa arsye, jo për shkak të katoliqizmit tim.

Shteti i Vatikanit u krijua si një shtet i pavarur, qytet-shtet, dhe u njoh si shtet në vitin 1929, kur u nënshkrua një marrëveshje mes Mbretërisë së Italisë dhe selisë së shenjtë. Selia shenjtë ka qenë një qendër e katolicizmit që nga shekulli i parë pas Krishtit, gjatë Perandorisë Romake. Shteti i Vatikanit ka 44 hektar tokë, dhe është pronë e Serisë së Shenjtë, një shtet autoritar, ku Papa ka pushtet të plotë.

Megjithatë, në Shqipëri, ndryshimi i territorit dhe i kushtetutës është një proces shumë i ndërlikuar dhe i pamundur pa një ndryshim të madh ligjor. Sipas Kushtetutës, shteti shqiptar është i pandashëm, dhe çdo përpjekje për ta ndryshuar mund të jetë vepër penale, duke cënuar sovranitetin e shtetit.

Në këtë kontekst, mund të lindin pyetje se si mund të realizohet një ndryshim i tillë, pasi nuk mund të bëhet pa miratimin e shumicës së Parlamentit, dhe as populli nuk mund të vendosë për këtë përmes një referendumi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy