Komisioni Hetimor shqyrton provat filmike të AMA-s për shkarkimin e Metës

Komisioni Hetimor shqyrton provat filmike të AMA-s për shkarkimin e Metës

Sot është mbledhur sërish Komisioni Hetimor ndaj presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e cila sot paraqiti provat filmike të shkeljeve kushtetuese në deklaratat e tij për media.

Alket Hyseni, deputeti socialist, njëkohësisht kryetari i Komisionit, ka deklaruar se AMA ka vënë në dispozicion një numër të madh CD, si prova filmike të shkeljeve. Në dosjen kompjuterike të videove numërohen dhjetë të tilla, të cilat po transmetohen me radhë.

Komisioni i Posaçëm për hetimin e shkeljeve të presidentit po shqyrton administrimin e këtyre videove si prova.

Hyseni ka deklaruar në përfundimin e tyre, se këto janë videot e para që do transmetohen para Komisionit Hetimor. Më tej ai shtoi se të gjitha provat e plota do të vihen në dispozicion të panelit.

“Janë dhjetëra CD, këto ishin disa që ne kemi përzgjedhur për tu shfaqur, por unë do të ftojë secilin nga anëtarët që të njihen me volumin e pamjeve. Administrata të mos bëjë përsëritje të deklaratave. E rëndësishme është që të referohen shqetësimet që ngrihen nga 49 deputetët. Secili nga ju nëse dëshiron të njihet me këto pamje, ne mund ta publikojmë. Dua t’ju sqaroj që është e pamundur si kohë që ne ti publikojmë. Ju njihuni me pamjet dhe çdo shqetësim mund të përcillet dhe ta trajtojmë në mbledhjet e ardhshme” tha Hyseni.

Ndërkohë, anëtarja e këtij komisionit, Klotilda Bushka citoi disa nga deklaratat e Kreut të Shtetit dhënë për mediat, apo edhe postimet në Facebook të Presidentit.

“Referuar kërkesës që kanë bërë 49 kolegët tanë për procedurën e shkarkimit, në argumentet që japin citohen materialet nga ku bazohen argumentet. Ju vë në dukje se një pjesë e materialeve ka të bëjë me deklarata nga studio televizive dhe një pjesë nga postimet në Facebook. Pjesën e materialeve vizive secili mund ta ketë në email. Për efekt të procedurës, në i shfaqim, por është mirë që edhe anëtarët e komisionit ti kenë këto pamje”.

Në Komision është paraqitur një USB me disa video të presidentit Ilir Meta  nga emisione por edhe dalje të tjera publike, ku ka bërë deklarata që maxhoranca i konsideron si shkelje të rënda.

Videot e shfaqura në Komision janë nga emisione si “Të paekspozuar “, ku Meta flet për kryeministrin Edi Rana, një tjetër është tek “Syri” me Çim Pekën, ku presidenti bëri deklaratën e famshme për të rrëmbyer sfurqet dhe lopatat, por edhe video e përplasjes me policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së, si dhe disa postime të tij në Facebook.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy