Berisha: Basha dhe narko-policia kanë arrestuar demokratët e pafajshëm

Berisha: Basha dhe narko-policia kanë arrestuar demokratët e pafajshëm

Një ditë pas protestës së dhunshme para selisë blu, ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashwn se në bashkëpunim me “policinë-narkotike” të Ramës kanw arrestuar të pafajshmit.

Ai e akuzon kryetarin e PD-së se është kthyer në vegël të Ramës dhe se tashmë e ka mbushur selinë me kriminelë dhe me banditë.

Berisha ka deklaruar se Basha nuk mund të dalë kundër vullnetit të shumicës dhe revulucionit paqësor që kanë ndërmarrë demokratët e vërtetë.

“Erdha për të falënderuar protestuesit që u mblodhën nga të gjithë anët në një mision historik për mbrojtjen e pluralizmit politik, të parimit themelor të sundimit të shumicës mbi pakicën. Sakrifikuan dhe u larguan pasi narko banditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre dhe se pavarësisht nga këto siç u konstatua dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën. Prania jonë këtu është zotim, se asgjë nuk mund të pengojë dhe të ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri, asgjë nuk mund të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës politike në këtë vend. Asgjë nuk mund  të ndalojë revolucionin paqësor në realizimin e objektivave historike të tij. dua të shpreh solidaritetin tim mirënjohjen e pakufijshme ndaj demokratëve dhe demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga listat e atij që shqiptarët po i thonë “lulëzi”.

Me një bashkëpunim me narko-policinë e Edi Ramën, mbrëmë pas protestës janë formuluar lista dhe janë ndaluar dhe arrestuar demokratë që nuk kishin kryer asnjë lloj akti për të cilin duan që ti bëjnë përgjegjës. Kjo është një tjetër histori turpi e Lulzim Bravës, me bashkëpunimin e tij si një vegël e Edi Ramës. Gjatë këtyre orëve unë kamë marrë dhjetëra mesazhe nga demokratët që janë të inkurajuar në vijimin e kësaj beteje, për të cilën përjetuan skena që kalonin imagjinatën e tyre.  Mbrëmë ka ngelur deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që donte të arrestonte. Në seli ka fshehur vrasësit dhe kriminelët dhe me mjetin e tij ka nxjerrë jashtë armët e tyre”, ka thënë Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy