Temperaturat deri -7°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri -7°C, parashikimi i motit për sot

Vijon ndikimi i të ftohtit siberian mbi vendin tonë, duke bërë që moti të karakterizohet nga kthjellime dhe ngrica gjatë pjesës së parë të ditës kryesisht në zonat malore.

Ndërsa, në zonat luginore do ketë prezencë të mjegullës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në gjysmën lindore të vendit edhe pse nuk do ketë reshje.

Temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes duke shënuar -7°C në verilindje po ashtu rënie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 11°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4.

Kosova

Masat ajrore të ftohta por të kthjellëta do të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës, ku në një pjesë të mirë të vendit do ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Mot i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë në republikën e Maqedonisë së Veriut edhe pse herë pas here do ketë kalime vranësirash nuk priten reshje. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës të vijojë me mot të qëndrueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy