Mema: SHBA nuk ngeci në moçalin e një lufte tjetër në Lindjen e Mesme (VIDEO)

Mema: SHBA nuk ngeci në moçalin e një lufte tjetër në Lindjen e Mesme (VIDEO)

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, thotë se zhvillimet e dy javëve të fundit në Lindjen e Mesme nxorën më të fituar Iranin. Në një bisedë në studion e lajmeve, Mema tha se sulmi amerikan mund të ketë shtyrë prodhimin e armës bërthamore, por regjimi i ajatollahëve mbeti në pushtet. 

Por sipas tij, kjo mund të keqkuptohet nga Izraeli.  

Më i fituari nga të gjithë është Irani. I ka mbijetuar bombardimit amerikan. Mund të jetë shtyrë prodhimi i armës bërthamore. Mbijeton regjimi ama. 

Diskutimi ka kaluar nga lufta në negociata. SHBA nuk ngeli në moçalin e një lufte tjetër në Lindjen e Mesme. Izraeli është më pak i fituari nga të gjithë. Ndaj kam frikë se në të ardhmen do të ngacmojë Iranin.

Trump thotë se programi bërthamor i Iranit është shkatërruar. Kjo nuk është e vërtetë dhe inteligjenca amerikane e bëri të qartë. Një prej mesazheve që merr Irani është që të përshpejtojë punën për armën bërthamore sepse kështu siguron mbijetesën e regjimit. Pra udhëheqësit iranianë këtë mund të mendojnë, përshpejtimin e programit të pasurimit të uraniumit. 

Ky konflikt na ka treguar shumë gjëra. Izraeli mund t’i keqkuptojë ato që ndodhën në këto 12 ditë, duke menduar se Irani është një tigër prej letre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy