Japoni, Gjykata e Lartë refuzon detyrimin e sterilizimit për personat që kërkojnë ndryshim gjinie

Japoni, Gjykata e Lartë refuzon detyrimin e sterilizimit për personat që kërkojnë ndryshim gjinie

Në Japoni, Gjykata e Lartë shpalli jokushtetues ligjin e vitit 2003 që kërkonte transgjinorët që donin të ndryshonin gjininë t’i nënshtroheshin një operacioni për heqjen e organeve të tyre seksuale.

Kjo është një praktikë e cila është kritikuar prej kohësh nga mjekët dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Gjyqtarët e gjykatës, vendosën njëzëri. Vendimi historik është një kthesë nga viti 2019 kur gjykata tha se kërkesa e sterilizimit ishte aktualisht kushtetuese.

Aplikanti në rastin e fundit ka lindur si burrë, por identifikohet si grua. Ajo ka shpresuar të ndryshojë gjininë ligjore pa operacion, duke pohuar se aftësitë e saj riprodhuese kanë rënë pas viteve të terapisë hormonale.

Kërkesa e kirurgjisë “shkakton një ngarkesë ekstreme fizike dhe ekonomike” dhe për këtë arsye shkel Kushtetutën, e cila garanton respektimin e individëve dhe barazinë sipas ligjit, ka argumentuar ajo.

Kërkesa e gruas për ndryshim gjinie është refuzuar nga gjykatat e familjes dhe gjykatat e larta për shkak se nuk i është nënshtruar një operacioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy