Kandidate për primaret në Tiranë, Enkeleida Fejzo tregon marrëdhënien e saj me Berishën

Kandidate për primaret në Tiranë, Enkeleida Fejzo tregon marrëdhënien e saj me Berishën

Enkeleida Fejzo kandidate për primaret në Tiranë në 'Stay Tuned' në MCN TV deklaroi se primaret janë ato që e bënë të ofrohet në këtë garë, duke e konsideruar si një proces të mirë.

Primaret janë një risi që ka ndodhur dhe shpresoj të ndodhë kjo, vota e anëtarit dhe jo kryetarit, prandaj kam ardhur të kontribuoj eksperiencën time, pavarësisht nga statusi, social, ekonomik apo politik, më në fund i ka ardhur mundësia dhe një anëtari të kandidojë. Është kënaqësi për mua që jam e mirëpritur edhe nga anëtarët e degës nr. 9.

E pyetur për marrëdhënien e saj me Berishën dhe si e ka pritur ai kandidimin e saj, Fejzo tha se beson se e ka mirëpritur figurën e saj dhe shpreson të ketë nderuar veten dhe gjithë partinë.

Besoj se emri im do jetë një nga kujtimet e kryetarit të Partisë Demokratike, sepse jam e bindur që e ka mirëpritur figurën time dhe mbi të gjitha se ne të 7 si kandidatë jemi të ndryshëm nga njeri-tjetri. Sigurisht besoj se e ka pritur shumë mirë dhe shpresoj të kem nderuar veten dhe gjithë partinë.Ne thjesht jemi takuar me kryetarin e partisë, kemi folur për procesin e primareve, por komunikimi ynë do të jetë vetëm me qytetarin dhe anëtarin nëpër degë, sepse në garë kemi hyrë për të fituar. Duhet të punoj pse jam në garë dhe se duhet të fitojë më i miri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy