Anulohet tenderi për satelitët “Albania1” dhe “Albania 2”, ofertat nuk plotësuan kriteret  

Anulohet tenderi për satelitët “Albania1” dhe “Albania 2”, ofertat nuk plotësuan kriteret  

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije përmes një njoftimi se është anuluar tenderi për dërgimin në hapësirë të satelitëve “Albania 1″ dhe “Albania 2”. Shkak për anulimin e tenderit është se një nga kompanitë në garë nuk ka plotësuar kriteret.

Në njoftim thuhet se “objekti i kontratës me titull realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare, i cili kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD është anuluar”.

“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”, vijon njoftimi. Sjellim në vëmendje që kryeministri Rama deklaroi në tetor të vitit të shkuar se qeveria po planifikonte të dërgonte në orbitë dy satelitë të emërtuar  “Albania 1” dhe “Albania 2”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy