
Dhoma e avokatise Vlorë ka pezulluar edhe masat e sigurise. Kjo është java e dytë që avokatet në Vlorë vijojnë grevën duke pezulluar të gjitha seancat ndërsa në këto dy ditë ,të martë dhe të merkurë janë pezulluar edhe masat e sigurisë.
Avokat Delo Mecani dhe Arnando Cakrani kanë konfirmuar se do te vijohet me pezullim pasi harta e re gjyqesore nuk është aspak në ndihmë të qytetarëve por shton kostot.
Avokat Mecani ka shkuar edhe me tej duke kërkuar që pa afat të pezullohen edhe masat e sigurise pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë një zgjidhje.
Referuar faktit se përse gjyqtarët nuk janë bashkuar,avokatët e lidhin me arsyen se harta e re gjyqesore i ndihmon gjyqtarët që kërkojnë të jenë të gjithë në Tiranë aty ku edhe kanë pronat e tyre.
Në mbeshtetje të avokatëve Vlorë edhe shoqëria civile që preket më shumë nga ndryshimi i hartës gjyqësore.
Këtë javë në Vlorë janë pezulluar 375 seanca ndërsa në keto dy ditë edhe masat e sigurisë.



