Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është bashkuar protestës së opozitës pasditen e kësaj të marteje në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Për mikrofonin e MCN Tv, Salianji tha se po të mos kishte nisur ai lëvizjen, opozita nuk do të kishte vijuar me protestat.
Unë jam në protestë gjithë kohës. I jam bashkuar si Salinaji.
Jam me qindra qytetarë dhe demokratë që mbështesin lëvizjen që kam vijuar për të treguar revoltën që kemi për shkak të rrënimit të shtetit. Vetëpërjashtimi është term i shpikur. Më vjen mirë që lëvizja që nisi prodhoi këtë protestë. Nëse nuk do ta kishim nisur lëvizje nuk do të kishte protesta.
Nuk ka as pazar, as ofertë për të qëndruar tek ato që unë besoj se janë të drejta dhe e bëjnë PD-në fituese.
Unë po pres se jemi në km e fundit. Por mendoj se është mirë që protestohet. Janë për t’u respektuar qytetarët në shesh, por nga ana e lidershipit duhet të ketë qartësi se çfarë do të ndodhë.
Do përfundoj takimet dhe do të dal me propozime konkrete.
Prisja të flisnin qytetarët që i janë prishur banesat, apo qytetarët nga Rrjolli. Priste të kishte zë një qytetar nga Kamza që po ndjen rritjen e çmimit të biletës. Po e mbështesim çdo protestë kundër qeverisë, por ndahemi në mendim.



