Garantonin azil për kriminelët, Interpol dhe FBI shkatërrojnë një skemë kibernetike në Moldavi

Garantonin azil për kriminelët, Interpol dhe FBI shkatërrojnë një skemë kibernetike në Moldavi

Një operacion shumëkombësh i kryer nga Interpoli dhe FBI goditi përpjekjet në Moldavi për të sabotuar një nga mjetet kryesore të agjencisë ndërkombëtare të policisë, sistemin Red Notice, njoftuan zyrtarët të martën.

Ndërkohë katër persona u arrestuan në vendin e Evropës Lindore.

Goditja e përbashkët, e cila përfshiu bashkëpunimin me autoritetet franceze dhe britanike, zbuloi një organizatë kriminale ndërkombëtare me lidhje me individë në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi të dyshuar për krim kibernetik, tha shefi i antikorrupsionit të Moldavisë.

Individët e dyshuar paguanin ndërmjetës dhe figura publike në Moldavi për të informuar kriminelët e kërkuar për statusin e Red Notice- Njoftimit të Kuq.

Drupal Ad

Njoftimi tregon njerëzit që konsiderohen të arratisur dhe është një nga mjetet më të rëndësishme të Interpolit.

Hetimi ka çuar në ndalimin e katër personave për 72 orë nën dyshimin se kanë ndërhyrë në njoftime.

Skema synonte që njerëzit të cilët i nënshtroheshin Njoftimeve të Kuqe “ë merrnin statusin e azilit ose refugjatit në Moldavi dhe vende të tjera me qëllim bllokimin dhe fshirjen e njoftimeve duke u dhënë ryshfet zyrtarëve publikë.

Interpol tha se operacioni nga agjencia ndërkombëtare e policisë, me seli në Lion, Francë, pasoi zbulimin e përpjekjeve për të bllokuar dhe fshirë njoftimet, të cilat shënjonin njerëzit që konsideroheshin të arratisur në mbarë botën.

Moldavia hapi një hetim më 2 prill, pasi mori informacion nga Zyra e Prokurorisë Kombëtare Financiare të Francës, dhe më pas kërkoi ndihmën e FBI-së.

Një deklaratë nga Interpol tha se agjencia ka ndërmarrë hapa për të parandaluar keqpërdorimin e mëtejshëm të sistemeve të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy