Një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë për të testuar gatishmërinë e forcave të reagimit të ushtrisë bjelloruse filloi këtë mëngjes.
Një deklaratë e tillë u bë nga Ministria bjelloruse e Mbrojtjes në Telegram.
Njoftimi specifikon se lëvizjet e trupave do të jenë masive pasi, sipas ministrisë, pritet të zhvendoset një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ushtarake, të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin në rrugët publike.
Në të njëjtën kohë, regjimi i Aleksandër Lukashenkos, në aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, siguron se “ngjarje të tilla janë një nga format më efektive të trajnimit të trupave dhe nuk përbëjnë një kërcënim as për komunitetin europian në tërësi dhe as për vendet fqinje, në veçanti”.



