
Autoritetet greke kanë shtyrë vendimin për hapjen e pikës kufitare të kalimit kufitar të Kapshticës deri më datë 7 janar 2021. Kjo është konfirmuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe emigracionit në Korçë.
Në datën 20 nëntor, pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.



