Ndërsa kandidati socialist Benet Beci po shkon drejt fitores së ndjeshme ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Shkodër, Bardh Spahia, nuk ka munguar reagimi i Edi Ramës.
Kryesocialisti ka publikuar një video me një këngë për Shkodrës, ku shkruan:
Nadja e mirë o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër. I Love You.
Shkodra shihej si “kali i betejës” së socialistëve, për shkak se ishte bashkia e vetme e fituar nga opozita.



