Ema Andrea ishte në Zululand përballë gazetarit Mustafa Nano. Jeta artistike, sa e vështirë është të jesh femer, jo vetëm në profesion por edhe në jetën e përditshme.
Ema Andrea prej shumë vitesh është divorcuar me burrin e saj dhe për fat të keq ka humbur babain e saj kur ajo ka qenë vetëm 9 muajshe. Ndaj ajo tregon se sa e brishtë është, por sa e fortë bëhet kur përplaset çdo ditë me ‘suprizat’ e jetës në këtë botë maskiliste.
Ema është Ema, grua e hekurt që siç thotë edhe vetë “Unë jam djersa ime”, për të dhënë mesazhin se ajo nuk mund të dalë jashtë konturit të parimeve të sajë, por edhe se ajo është aty ku është, fal aftësisë së saj. “Më vjen mirë kur kolegë më të vjetër se unë më shprehin respekt”, tregon Ema.
Nano pyet: A është fatkeqësi të jetojë në Shqipëri një Ema Andrea? Edhe për Emën është fatkeqësi, sidomos kur ajo lidhet me anën profesionale.
Por të jesh femër në Shqipëri, dhe për më tepër aktore…Ndiqni rrëfimin e Emës sipas Emës.



