Binjaku: Bullizmi një ndër shkaqet kryesore të agresivitetit tek të rinjtë (VIDEO)

Binjaku: Bullizmi një ndër shkaqet kryesore të agresivitetit tek të rinjtë (VIDEO)

Sociologia Entela Binjaku për agresivitetin në rritje tek adoleshentët ku në gjashtë muajt e parë të vitit mbi 1100 minorenë janë përfshirë në krime dhe akte dhune, thotë se situata është alarmante.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi se një nga arsyet kryesore të akteve të dhunës dhe krimit, është bullizmi me të cilin përballen adoleshentët, i cili më tej shpërthen në revoltë.

 

Arsyet lidhen me rënie të dukshme të autoritetetit të institucioneve bazë që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë mbi të miturit. Kur them kanë dështuar institucionet, këtu fillon me familjet që kanë vështirësi të shumta, nuk kanë mundësi, nuk kanë nivel, nuk kanë kohë që të përqendrohen tek edukimi. Kjo bën që familjet të dështojnë te edukimi. 

 

Kemi të bëjmë dhe me rënie të autoritetit të prindit në përgjithësi. Shpesh prindërit ndihen të dobët dhe të kërcënuar në autoritetin e tyre ndaj fëmijëve, sa kanë frikë të qasen në problemet që kanë ata në sjellje. Problem është edhe mungesa e një përkujdesje shtetërore për familjet që kanë vështirësi. Rënia e autoritetit të shkollës është e dukshme. 

 

Të rinjtë kalojnë më tepër kohë jashtë shkollës se në shkollë. Shpesh kultura e rrugës bën që të bien në gracka kriminale dhe të bëhen statistika të policisë apo rendit. Rënia e besueshmërisë te programet arsimore nuk i bind fëmijët se do bëhen qenie më të mira dhe më të ditur. 

 

Për të vijuar me institucionet e sigurisë, se të miturit që mbajnë armë të ftohta apo zjarri, tregon se ata nuk i tremben rendit dhe se institucionet e rendit për ta janë pothuajse të padukshme. Njëra arsye është dhuna që kanë përjetuar nga bashkëmoshatarët e tyre, ndihen të tallur, të bullizuar dhe shpërthejnë. 

 

Unë e vë theksin te dhuna dhe bullizmi, se aty buron një pjesë e mirë e shkaqeve të agresivitetit. Nuk dua të lë pa përmendur edhe lirshmërinë me të cilën gjenden sendet e krimit, jo vetëm thika por edhe armët e zjarrit. Shërbimi psikologjik duhet të jetë në çdo shkollë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy