Në çantë me armë dhe silenciator, “Pasagjeri” prangos një person në Tiranë/ Në banesë iu gjet arsenal municionesh

Në çantë me armë dhe silenciator, “Pasagjeri” prangos një person në Tiranë/ Në banesë iu gjet arsenal municionesh

“Pasagjeri” u kodua një operacion i forcave të posaçme “Shqiponja” dhe efektivëve të komisariatit Nr.1 në Tiranë, gjatë të cilit u vu në pranga një person me arsenal armësh.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Agush Gjergjevica”, në një automjet, po qarkullonte një person i armatosur, uniformat blu organizuan punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor. 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., dhe pasagjer shtetasin E. K.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit E. K., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. K., shërbimet e policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak. Shtetasi M. M., ka patur dijeni për krimin, por nuk ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy