Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Kapllan Sulaj, për paralajmërimin e ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato se pa cilësi të qumështit dhe mishit nuk ka treg të përbashkët evropian dhe nuk mund të flitet për integrim, foli për një moment delikat sa i takon sigurisë ushqimore.
Nga studio e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se ky ishte një sinjal për të thënë se nuk janë plotësuar standardet e sigurisë ushqimor.
Sipas tij, ne mund të vonohemi në procesin e integrimit përtej vitit 2030, për shkak se nuk janë përmbushur kushtet e sigurisë ushqimore.
Shqipëria ndodhet në një moment delikat, referuar standardeve të sigurisë ushqimore, këtë situatë e lançoi dhe Kryeministri Rama dhe ambasadori i BE në Tiranë, zoti Gonzato. Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian nëse nuk plotëson standardet ushqimore, deklaroi ambasadori Gonzato dhe ju referuan mishit dhe qumështit, dy grup ushqimesh të cilat në vendin tonë ndonëse kanë bërë përparime, mbetet ende shumë për të bërë, nuk arrihet të kemi ende stabilimentet e përpunimit të qumështit dhe mishit.
Ky ishte një sinjal për të thënë se nuk janë plotësuar standardet e sigurisë ushqimore. Siguria ushqimore është mjaft komplekse dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këtë kategori ushqimore. Pa përmbushur standardet ushqimore nuk mund të jemi pjesë e tregut të përbashkët europian. Bëhet fjalë për rreziqet e ndryshme që shfaqen te konsumatore, pasi si mishi dhe qumështi merren nga organizmi i kafshëve dhe kjo pjesë e sigurisë ushqimore është e lidhur ngushtë me shëndetin e kafshëve.
Edhe Kryeministri Rama e tha se mbi 900 subjekte mund të përfundojnë në humnerë për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka qenë për një periudhë të gjatë në situatë të vështirë, madje nuk ka kryer inspektimet në operatorët ushqimorë, duke sjellë pengesë në përmbushjen e standardeve.
Trupa inspektuese dhe AKU konsiderohet si institucion policie që kërkon të gjejë gabime dhe vendosë masa. Por personat që e kryejnë duhet të mbartin njohuri profesionale, në mënyrë që ta kryejnë në mënyrë institucionale dhe shkencore. Po ti bësh një analizë burimeve njerëzore të AKU, do të shohësh kategori inspektorësh që nuk kanë formimin e duhur. si mund të pretendohet që një inspektor pa backgroundin e duhur të kryejë një inspektim profesional dhe të vendosë masa ndaj biznesit.
Ai mund të kryejë rolin e një polici të rëndomtë dhe jo një teknicieni. Kërkohet që për të gjitha llojet e produkteve të plotësohen standardet. Ne mund të vonohemi në procesin e integrimit përtej vitit 2030, për shkak se nuk janë përmbushur kushtet e sigurisë ushqimore.



