Indeksi Global për Arsimin: Buxheti i ulët ndikoi në renditjen e Shqipërisë ndër të fundit në Europë (VIDEO)

Indeksi Global për Arsimin: Buxheti i ulët ndikoi në renditjen e Shqipërisë ndër të fundit në Europë (VIDEO)

Indeksi Global për të Drejtën për Arsim nxjerr në pah një sërë aspektesh të cilat ndikojnë në cilësinë e arsimimit të fëmijëve shqiptarë. Edhe pse në renditjen globale, Shqipëria merr përgjithësisht një vlerësim pozitiv, pasi ka një kuadër ligjor dhe të politikave publike të zhvilluara, vendi ynë vlerësohet me gjysmën e pikëve në disa prej aspekteve më të rëndsishme që lidhen direkt me cilësinë e arsimit.

Një nga problemet kryesore që konstatohet në indeksin e 2019-s është buxheti i pamjaftueshëm për arsimin në Shqipëri. Sipas Indeksit Global, buxheti i shtetit për arsimimin, arrin të përmbushë vetëm 45% të nevojave të nxënësve në Shqipëri. Në vitin 2019, ky buxheti ishte vetëm 2.55% të GDP, që është i pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat që ka arsimi parauniversitar.

Nga të dhënat publike të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Financave dhe INSTAT-it, nuk rezulton që formula e llogaritjes “për fëmijë” të jetë zbatuar ndonjëherë, gjatë përgatitjes së buxhetit për arsimin në Shqipëri, ndaj ekziston edhe një diferencë kaq e gjerë ndërmjet nevojave të fëmijëve dhe asaj që qeveria investon për arsimimin e tyre.

Rezultatet e PISA 2018, të publikuara vetëm një javë më parë, treguan se buxheti i ulët për arsimin dhe reformave efektive do të vijojnë të ndikojnë negativisht në gjendjen e arsimit dhe renditjen e Shqipërisë ndër vendet e fundit në Europë për nivelin e arritjeve të nxënësve në lëndët bazë.

Indeksi Global ngre shqetësime serioze edhe sigurimin e librave shkollorë falas për të gjithë fëmijët, si dhe mundësitë dhe cilësinë e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshi edhe mjediset e papërshtatshme të të mësuarit për të gjithë nxënësit.

Një tjetër fushë që Indeksi vlerëson dhe jep pikë tepër të ulta është mungesa e mësuesve të trajnuar mirë dhe në vazhdueshmëri, për më tepër që Shqipëria ende nuk ka një standard minimal në lidhje me raportin e mësuseve cilësorë për nxënës. Gjatë 22 viteve të fundit, reforma e sistemit arsimor nuk është përqëndruar sa duhet në reformimin e profesionit të mësuesit dhe shteti vijon ende të jetë i përfshirë në sistemin e procesit të vlerësimit të mësuesve. Fondet publike në dispozicion për trajnimin e mësuesve janë thuajse inekzistente dhe mësuesit detyrohen të paguajnë nga të ardhurat e tyre për trajnimet e vazhdueshme.

Tekstet mësimore u vlerësuan me 0 pikë nga Indeksi, kjo për shkak se pavarësisht se ligji 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri" (i rishikuar), neni 5 "E drejta e arsimit" përcakton që arsimi i detyrueshëm publik dhe arsimi i mesëm i lartë janë pa pagesë, në të vërtetë fëmijët dhe familjet paguajnë për të siguruar vetë tekstet shkollore. Vetëm klasat 1-5 përfitojnë tekste falas, që përsëri duhet të kthehen mbrapsht në përfundim të vitit arsimor.

Mjedisi mësimor në institucionet shkollore është vlerësuar gjithashtu më gjysmën e pikëve të mundshme, ku Shqipëria mori një rezultat të përgjithshëm prej 50%.  Prania e dhunës në shkollë dhe mungesa e një mekanizmi efikas ku nxënësit mund të raportojnë janë parë si dobësitë kryesore të sistemit.

Indeksi në fushën 5, atë të përshtatshmërisë, evidentoi se arsimi përmbush vetëm 67% të nevojave për arsim për femijët me aftësi të kufizuara dhe për ata të minoriteteve. Mjedisi shkollor sot nuk garanton një akses të plotë që siguron arsim gjithëpërfshirës për fëmijët. Rreth 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten jashtë sistemi të arsimit publik parauniversitar.  Gjithashtu, Shqipëria nuk ka të dhëna në lidhje me raportin mësues ndihmës i kualifikuar - fëmijë me aftësi të kufizuara. Fakti që politika në punësimin e mësuesve ndihmës ndryshon gjithnjë, e bën të vështirë matjen me efektivitet të këtij indikatori.

Ndërkohë, arsimimi i fëmijëve rom, përbën një shqetësim serioz, sipas të dhënave të Indeksit. Niveli i ulët i numrit të fëmijëve romë që ndjekin arsimin parauniversitar e shoqëruar kjo me pamundësinë për të zhvilluar  arsimin në gjuhën e tyre  dhe kushtet social-ekonomike në të cilat ata jetojnë, i detyron fëmijët romë të mos e realizojnë të drejtën e tyre për arsimim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy