Maskat në kompaninë “One”, 8 persona nën hetim/ Dyshime për ndërhyrje në servera (VIDEO)

Maskat në kompaninë “One”, 8 persona nën hetim/ Dyshime për ndërhyrje në servera (VIDEO)

Dalin detaje të reja lidhur me dy persona të maskuar të cilët hynë në zyrat e kompanisë telefonike “One” në 25 dhjetor 2024, ngjarje e cila u nuk u denoncua në polici, duke bërë që të procedohen penalisht 8 persona.

Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live, se dy personat e dyshuar kanë qëndruar për afro gjysmë ore në ambientet qendrore të kompanisë telefonike, por më pas janë larguar.

Pas tre muajsh nga ngjarja komisariati i policisë nr.3 ka nisur hetimet për një tentativë vjedhje ndaj kompanisë “One”, janë proceduar 7 persona, tre punonjës të kompanisë “One”, 4 të kompanisë “Nazeri”.

Qarkullon si informacion nëse u tentua të merren dokumente dhe ndërhyrjen në server që lidhen me dosjen e Erion Veliaj.

Por nuk është konfirmuar nëse është tentuar të dëmtohen serverat apo për tu asgjësuar dokumentet e tjera që lidhen me kontrata që ndodhen në dosjen hetimore të vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj.

Kjo ngjarje është tentuar të mbahet e fshehtë. Mbetet enigmatike se pse ngjarje është mbajtur e fshehtë apo mund të jetë tentuar të manipulohet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të pa raportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25 dhjetor 2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.

Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi Gentian Koçi, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

-Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE.

-Gentian Koçi, punonjës i sigurisë fizike kompania ONE.

-Arsil Feshti, me detyrë punonjës sigurie i brendshem kompania One.

-Alfred Zylalaj, me detyrë Drejtues Teknik i Kompanisë Nazeri 2000 dhe punonjësit e shërbimit të “Nazeri 2000”, Gëzim Sala, Koço Veneti, Myzafer Dinoshi, Ismet Tartari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy