Meta: Partia e Lirisë do të bëhet një shembull kundër nepotizmit, jemi të gatshëm të sigurojmë lirinë e fraksioneve

Meta: Partia e Lirisë do të bëhet një shembull kundër nepotizmit, jemi të gatshëm të sigurojmë lirinë e fraksioneve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha gjatë një konferencë për mediat se konventa që do të zhvillohet më 27 prill ka një rëndësi të madhe pasi PL do rithemelohet mbi vlera që do e bëjnë atë një parti transparente dhe shembull kundër nepotizmit. Meta ka sulmuar sërish Dumanin, kur pasi u transmetua një video ku kreu i SPAK thotë 'S’ka nevojë gjykata të na pyesë sepse vendosim ne', tha me ironi se 'ky është Dumani dhe jo një sozi e shpikur nga Berisha'.

Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për të diskretituar nga ai. Kalojmë të torollaku (për Ramën). Ilir Meta ka një durim tipik strategjik. Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha.

Kjo konventë është madhore se do të kemi një Parti Lirie të rithemeluar mbi disa vlera të jashtëzakonshme që do ta bëjnë atë jo vetëm partinë me transparente dhe meritokratike, por edhe shembull kundër nepotizmit, por njëkohësisht edhe një garantuese të asaj që do të ndodhë nëse në qeverisjen e vendit.

Jemi gati që të sigurojmë dhe lirinë e fraksioneve. Jemi të hapur për çdo veprim ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy