Turizmi dimëror/ Topuzi: Valbona e Thethi nuk kanë drita, konkurrenca rajonale e madhe, duhen investime në resurset vendore (VIDEO)

Turizmi dimëror/ Topuzi: Valbona e Thethi nuk kanë drita, konkurrenca rajonale e madhe, duhen investime në resurset vendore (VIDEO)

Turizmi dimëror është një sektor i ri, pritshmëritë për të cilën janë të madhe, porse investimet janë të pakta.

Kështu e koncepton prioritetin për rritjen e këtij turizmi, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Zak Topuzi.

Për “MCN live”, ai vlerëson se turizmi dimëror kërkon investime të mëdha në infrastrukturë dhe jo vetëm në ushqim e dëborë.

Kemi turizmin dimëror, por që kërkon investime. Kemi një turizëm të vështirë që kërkon jo vetëm investime private, të strukturave shtetërore, të bashkive, komunave, etj.

Turizmi nuk është vetë, ushqim e dëborë, pra kërkohen resurse të tjera, struktura të tjera për ti shfrytëzuar dhe të kenë mundësi për aktivitete të tjera. Na mungojnë shtimi i produkteve, pistat për skijim, ambientet sportive, kemi vetëm bujtina, biznese, por na mungon infrastruktura.

Topuzi thotë se teksa në Valbonë e Theth ka ende mungesë të energjisë elektrikë, të lë të kuptosh se dora e shtetit dhe e privatit duhet të bëj më shumë për të kthyer turistët vendas drejt turizmit tonë dimëror e jo në turizmin rajonal dimëror.

Kërkohet një strategji e re, pasi konkurrenca rajonale është jashtëzakonisht e lartë, duhen politika stimuluese.

Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Kosova i kanë ato, dhe turistët nga këtu, shkojnë çdo fundjavë atje.

Duhen politika stimuluese, heqja e taksave, që të kemi mundësi të zhvillojmë dhe të mbajmë popullsinë që duhet të rri në këto zona dhe jo të marrësh punonjës nga zonat tjera ti çosh dimrit atje. Valbona nuk ka drita, Thethi, poashtu ka drita me ndërprerje, d.m.th. duhet marrë seriozisht nga të gjitha strukturat.

Turizmi dimëror nuk është vetëm çështje bore, porse të krijohen disa pole për të ndihmuar.

Kjo besoj se do të jetë kërkesë e rëndësishme e jona në strategjinë që do të përgatitet për prioritetet e vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy