Aktivistët të indinjuar pasi 400 avionë privatë zbarkojnë në samitin e klimës “COP26”

Aktivistët të indinjuar pasi 400 avionë privatë zbarkojnë në samitin e klimës “COP26”

Shumë aktivistë janë shprehur të indinjuar pasi avioni Gulf Stream i Jeff Bezos udhëhoqi 400 avionë privatë në samitin e klimës në Skoci “COP26”.

Udhëheqësit botërorë dhe personalitete nga e gjithë bota, duke përfshirë Princin Albert të Monakos dhe një mori njerëzisht të pasur zbarkuan në Glasgow dhe Edinburg gjatë fundjavës, duke krijuar atë që një media skoceze e përshkroi si "një bllokim i jashtëzakonshëm trafikut, [i cili] detyroi aeroplanët të fluturojnë 30 milje për të gjetur hapësirë ​​​​për tu parkuar.” 

Ndërsa Presidenti Biden foli në konferencë kundër ngrohjes globale të hënën, njerëz të tjerë të shquar priten të fluturojnë për samitin, përfshirë Arnold Schwarzenegger, Bill Gates dhe këngëtaren, Ellie Goulding.

Matt Finch, i grupit të fushatës së “Transportit dhe Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha për Scotland's Sunday Mail : “Aeroplani mesatar privat, dhe nuk po flasim për Air Force One, lëshon dy ton CO2 për çdo orë në fluturim.

Avionët privat janë shumë të dëmshëm për mjedisin, është mënyra më e keqe për të udhëtuar me kilometra. Studimi ynë ka zbuluar se shumica e udhëtimeve mund të kryhen lehtësisht me fluturimet e planifikuara.

Avionët privatë janë shumë prestigjiozë, por është e vështirë të shmanget hipokrizia e përdorimit të një të tilli ndërsa pretendon se po lufton ndryshimet klimatike.

Për të kuptuar peshën e përdorimit të avionëve privatë mjafton të dini se një qytetar i zakonshëm shkakton 8 tonë karbon në vit. Pra, një ekzekutiv apo politikan që kryen një fluturim me avion privat me distanca të gjata do të djegë më shumë CO2 sesa disa njerëz normalë në një vit.”

Burimet e aviacionit konfirmuan se më shumë se 400 avionë privatë ka të ngjarë të transportojnë mbi 1000 liderë botërorë, drejtues biznesi dhe stafin e tyre në bisedime.

Sunday Mail vlerësoi gjithashtu se këta avionë do të shkaktojnë 13,000 ton CO2 në atmosferë, gjë që do të gjenerojë më shumë gaz për ngrohjen globale sesa 1,600 skocezë që djegin brenda një viti.

Liderë të tjerë botërorë në samit janë Princi Charles i Britanisë, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri indian Narendra Modi, kryeministri australian Scott Morrison dhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore.

Sekretarja e Shtetit e Britanisë, Liz Truss mbrojti përdorimin e 400 avionëve që do të fluturojnë në Glasgow për Cop26 këtë fundjavë, duke thënë se "është vërtet e rëndësishme që ne të kemi njerëzit ballë për ballë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy