Fushata, Hasimja: Strategji të vjetra me ambalazh të ri

Fushata, Hasimja: Strategji të vjetra me ambalazh të ri

Politologu Ermal Hasimja përmes një lidhje “Skype” për “Të Paekspozuarit” tha se fushatat zgjedhore në Shqipëri nuk kanë ndryshuar në thelb dhe partitë merren më shumë me pamjen sesa përmbajtjen.

Sipas tij PS është më efektive në komunikim, ndërsa PD kërkon të krijojë imazhin e mbështetjes nga SHBA, por pa ndonjë ndikim real.

“Fushatat zgjedhore në Shqipëri nuk kanë ndryshuar thelbësisht ndër vite. Partitë politike fokusohen më shumë te forma sesa përmbajtja reale e programeve. PS ka treguar më shumë efikasitet në komunikimin me votuesin mesatar, ndërsa PD përpiqet të krijojë përshtypjen e mbështetjes ndërkombëtare, si përmes angazhimit të figurave si LaCivita.

Megjithatë, ndikimi i këtyre strategjive është i diskutueshëm, sidomos duke pasur parasysh stilin e lidershipit të Berishës, i cili rrallë ndjek këshillat nga jashtë. Risi të vërteta në përmbajtje mungojnë ndryshimi më i madh është vetëm “ambalazhimi”, me retorikë populiste të ngjashme me atë të Trumpit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy