Rupi: Duhej të ishim bërë të gjithë bashkë, ky është një fillim i ri për partitë e vogla

Rupi: Duhej të ishim bërë të gjithë bashkë, ky është një fillim i ri për partitë e vogla

Marsel Rupi, kandidat i “Shqipëria bëhet”, thotë se zgjedhjet e 11 majit provuan se në politikën shqiptare po fryn një erë e re. Rupi tha se pavarësisht presionit mbi votuesit dhe Kodit Elektoral që favorizon vetëm të mëdhenjtë, vota tregoi se shqiptarët e duan frymën e re në politikë.

Ky sistem nuk është ai që ne kërkojmë. Më mirë proporcional kombëtar me lista të hapura. Tani 64 mijë votues përfaqësohen nga një deputet i vetëm që është e padrejtë. Që në krye të herës nuk e kemi dashur këtë sistem. Jemi penalizuar prej tij.

Nuk shtrimë dorën të bënim koalicion me PD. Nuk ishte qëllimi ynë, bëhemi me këdo që të marrim mandat. Po të ishim pjesë e bandave do të kishim futur 4 deputetë. Po të kishim ardhur nga gjëra të tilla, është shumë e thjeshtë, nga zyra do i kishim marrë dy mandate.   

Për çështje kryesore, ne të vegjlit duhet të ishim bashkë.

Flasim për dy parti që e kanë shkatërruar vendin prej 35 vitesh. Është domosdoshmëri ardhja e frymës së re. Kjo frymë e re, duke marrë parasysh 100 e ca mijë vota, pavarësisht presionit, mendoj se ka ardhur. Unë mendoj që ky është një fillim i ri për partitë e reja. Shqiptarët na thoshin “nuk ju lënë”. Nuk është të të lënë, çështja është ta marrësh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy