
Policia e Lushnjës ka njoftuar se një 82 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Lushnjës pasi ka mbërritur aty me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Mësohet se ky viktima Ndrek Shani tas është vetëplagosur aksidentalisht në shtëpi dhe pavarësisht dërgimit në spital, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Policia Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



